9 mijë veteranë nga 28 mijë aplikues

UCKKomisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, të Invalidëve, të Pjesëtarëve të UÇK-së deri më tani ka arritur t’i verifikojë 28 mijë aplikacione nga 66 mijë e 339 persona sa kanë aplikuar për këtë status. Prej tyre vetëm 9 mijë personave u njihet statusi, shkruan Zëri.

Dy vjet i janë dashur Komisionit për Verifikim të Statusit të Veteranëve, invalidëve dhe Pjesëtarëve të UÇK-së, për të verifikuar 28 mijë aplikacione. Vonesat në verifikim i arsyetojnë me angazhimet e aplikantëve nëpër fushata zgjedhore.

“Ky ngadalësim i verifikimit lidhet kryekëput me fushatën elektorale, sepse shumica e njerëzve të implikuar në procesin e verifikimit janë marrë me fushatën zgjedhore dhe me zgjedhjet”, ka thënë Faik Fazliu.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit