8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Beyonce do të nderohet me çmim nga MTV

Beyonce-prek zogun1Sipas Reuters, diva e muzikës amerikane, e cila vazhdon të jetë në një tur muzikor së bashku me bashkëshortin e saj Jay Z, do të nderohet më një çmim special në ‘MTV Music Awards’.

Ajo është nominuar tetë herë në kategori të ndryshme nga MTV, e këtë herë do të nderohet me çmimin special ‘Michael Jackson Video Vanguard’ gjatë ndarjes së çmimeve në këtë event.

32-vjeçarja Beyonce është nderuar edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore ‘Video Of The Year’ ajo garon me australianen Iggy Azalea.

Artistë të tjerë që do të marrin pjesë në këtë ceremoni do të jenë Madonna, Beastie Boys, U2, George Michael dhe Janet Jackson etj.

‘MTV Muzic Awards’ konsiderohet si një nga ceremonitë më të rëndësishme në industrinë e muzikës e cila do të zhvillohet në Kaliforni në datën 24 Gusht.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Komuna e Prizrenit shpall thirrje për mbështetje financiare për OJQ-të dhe individët në kulturë, rini dhe sport

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët...

Lajmet e Fundit