9.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Bukoshi kandidat për kryetar të LDK-së

Bujar BukoshiIsh-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bukoshi pritet të jetë njëri nga kandidatët për Kryetar të LDK-së. Burime të Express kanë treguar se Bukoshi ka marrë përkrahje nga disa anëtarë të pakënaqur me gjendjen aktuale të LDK-së, e cila ka humbur në tri palë zgjedhjet e fundit nacionale si dhe ka humbur Prishtinën.

Edhe në zgjedhjet e fundit partiake në LDK, Bukoshi e pati shpallur kandidaturën por ishte tërhequr pasi kishte konsideruar se Fatmir Sejdiu kishte pamundësuar zhvillimin e garës demokratike.

I kontaktuar nga Express, Bukoshi nuk ka dashur të flas për këtë temë me arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

Ndryshe, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se sikur të gjithë anëtarët e partisë edhe Bukoshi ka të drejtë të jetë njëri prej pretendentëve për të udhëhequr me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Zgjedhjet e brendshme në LDK pritet të mbahen më së largu në nëntor të këtij viti kur edhe i skadon mandati i Kryetarit aktual Isa Mustafa.

Fitoren e fundit LDK e pati arritur sa ishte gjallë Rugova në vitin 2004. Ndërsa, në vitin 2007 pati humbur primatin e partisë së parë. LDK ishte renditur pas PDK-së edhe në zgjedhjet e vitit 2010 kur në krye të partisë erdhi Isa Mustafa. Ky i fundit ka pësuar edhe dy humbje të tjera si Kryetar i LDK-së – humbjen në Prishtinë dhe humbjen në zgjedhjet e fundit nacionale, ku përsëri LDK doli pas PDK-së.

Më Shumë

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Lajmet e Fundit