10.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Begaj akuzon Thaçin për dëmtimin e buxhetit të Malishevës

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës Ragip Begaj, ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Hashim Thaçit për dëmtimin e buxhetit komunal të Malishevës.

“Kemi menduar për zhvillim e jo për ulje të buxhetit. Kjo është dobësi e qeverisë sonë, pasi për realizimin e rritjes së pagave, na kanë dëmtuar seriozisht ne buxhetin e Komunës, e ky zvogëlim do të ndikoj seriozisht në punën dhe planifikimet  komunale për vitin 2015, pa fajin tonë”, tha Begaj.

Begaj ka shprehur pakënaqësinë e tij, lidhur me qarkoren e dytë buxhetore për vitin 2015, të cilën e ka dërguar Ministria e Financave.

Sipas kësaj qarkore, në investimet kapitale janë paraparë të ndahen mbi 600 mijë euro më pak se në vitin 2014.

“Po sipas kësaj qarkore, nuk parashihet as rritja e stafit të punëtorëve, i paraparë për çerdhen e fëmijëve dhe shkollën në fshatin Vërmicë”, tha Begaj.

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Malishevë, Vesel Krasniqi, tha ndërkaq se “shikuar në vija të trasha, pavarësisht rritjes së vogël të buxhetit për shkak të rritjes së pagave, jemi të diskriminuar në investime kapitale dhe në rritjen e stafit, e kjo e fundit rrezikon seriozisht hapjen e shkollës në Vërmicë dhe çerdhes për fëmijë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do...

Lajmet e Fundit