8.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Edhe 17 ‘shokë’ të Lavdrimit në arrati

Shoket e LavdrimitPërveç 40 të arrestuarve nga Policia e Kosovës, të dyshuar për pjesëmarrje në luftë në Siri krah organizatës terroriste të ISIS-it dhe të “Al Nusra”-së, janë edhe 17 të tjerë, të cilët ndodhen në arrati. Prijësi i këtij grupi, mik i afërt i Lavdrim Muhaxherit, nuk është gjendur në shtëpi natën e aksionit policor, shkruan Zëri.

Bujar Brahimi nga Mitrovica për 508 ditë ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri, shok me njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, Lavdrim Muhaxhiri.

Brahimi është kthyer në Kosovë në prill të këtij viti prej ku ka bërë thirrje tek qytetarët e tjerë për të shkuar e për t’iu bashkuar të tjerëve në luftën për xhihad.

Brahimi tashmë dyshohet për terrorizëm dhe i prinë listës prej 57 personave të dyshuar për terrorizëm e nxitje terrorizmi.

Por, ai nuk është në mesin e 40 personave të arrestuar, paraditen e së hënës, në tërë territorin e Kosovës.

Ai bashkë me 16 të dyshuar të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati derisa po kërkohen nga Policia.

Ndërkohë, që në këtë aksion të Policisë janë mbyllur dy vende ku është dyshuar se po rekrutohen të rinjtë për në Siri, xhamia ilegale e improvizuar në objektin e Termokosit në lagjen “Dardania”, në Prishtinë , dhe Kulla e Jetimit në Prevallë, e cila dyshohet se ka qenë vendtakim i këtij rrjeti.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Arbnor Rifati flet pas përfundimit të sezonit: kërkon Superligë me 10 ekipe

Ka përfunduar edicioni për Proton Cable Prizrenin, ndërsa pas mbylljes së sezonit në Ligën e parë, ka reaguar trajneri i ekipit Arbnor Rifati me...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit