22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Grabovci – Bllokut: Pse jeni nervoz?

AdemGrabovci6-05Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, thotë se demokracia ka rregulla të qarta, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, madje edhe atëherë kur ndokujt nuk i pëlqejnë, qoftë edhe për shkakun e humbjes së garës zgjedhore, siç është tashmë rasti me Bllokun pas zgjedhor bllokues.
Grabovci, në një postim ne Facebook ka thënë se për dallim nga e kaluara, kur populli ka përjetuar vuajtje dhe privime të shumta, në sistemin demokratik sovrani e ka fjalën kryesore.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Grabovcit ne Facebook:

“Demokracia ka rregulla të qarta, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë, madje edhe atëherë kur ndokujt nuk i pëlqejnë, qoftë edhe për shkakun e humbjes së garës zgjedhore, siç është tashmë rasti me Bllokun pas zgjedhor bllokues. Kush nuk i respekton i vuan pasojat. Po ato po i vuan sot pa të drejtë edhe çdo qytetar i Kosovës, pa dallime politike.

Për dallim nga e kaluara, kur populli ka përjetuar vuajtje dhe privime të shumta, në sistemin demokratik Sovrani e ka fjalën kryesore. Më 8 qershor 2014 Sovrani i Republikës së Kosovës ia rikonfiroi besimin e tij PDK-së, për ta jetësuar kështu misionin e radhës, MISIONIN E RI.

Por çuditërisht dëshira e sëmurë për pushtet e krerëve humbës, në mesin e të cilëve ka humbës të përhershëm, të të gjitha zgjedhjeve të lira e demokratike të mbajtura gjer më tani, pretendon të dali mbi përcaktimin e Sovranit. Në këtë vazhdë, opozita, pa respektuar rregulla e as procedura demokratike zgjodhi një “kryetar” Kuvendi, duke u bërë kështu gazi i botës. Ne si PDK ndoqëm rrugën ligjore; iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur lëmshin që e krijoi opozita, sepse prej nesh mbi të gjitha çmohen rendi demokratik, institucionet e shtetit dhe ligji. Ç’ka të keqe këtu? Kujt po i dhemb kjo? Pse opozita po shfaqet e nervozuar? Pse po ka frikë nga Kushtetuesja. Mbase përgjigja tashmë edhe mund të parandjehet e dihet edhe prej saj se do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Andaj besoj fuqishëm në një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese”, (sic), ka shkruar Grabovci në Facebook. /

Më Shumë

Botohet libri i Arsim Bajramit “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë”

Ky studim është bërë në 25-vjetorin e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s në Kosovë, që mundësoi çlirimin dhe më vonë...

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Lajmet e Fundit