-0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Pak kolona në kufijtë me Serbinë

Kufi me Serbinë-kolonaJanë shkurtuar pritjet në pikë kalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se është përmisuar dukshëm problemi i pritjes në pikat kufitare me Serbinë.

“Gjendja është përmirësuar dukshëm dhe pritjet janë më të shkurtra”, tha Kelani.
Ai tha se Policia e Kosovës ende vazhdon me numër të shtuar të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata nga ana e bashkatdhetarëve tanë.

“Informacionet e orës 12:00 tregojnë se në Merdare kolona në hyrje nuk ka ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (600-700) metra me pritje të cilat zgjasin përafërsisht mbi (1 ) orë”.

“Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje po ashtu nuk ka, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (300) metra me pritje të cilat zgjasin rreth (30-45 ) minuta”.

“Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë nuk ka kolona as në hyrje e as në dalje, përveç kohëzgjatjes prej 10-15 minutave sa aplikohet procedura e kalimit kufitar gjatë kontrollit të dokumentacioneve”.
“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht dhe vazhdohet me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i...

Lajmet e Fundit