Kushtetuesja përjashton Kadri Kryeziun nga “rastet politike”

Kadri KryeziuGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që publikisht të qortojë gjyqtarin Kadri Kryeziu për shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat.
Sipas një njoftimi të Gjykatës, komisioni i gjyqtarëve, i formuar me vendim të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ka dorëzuar raportin përfundimtar me të gjeturat përkitazi me pretendimet e ngritura ndaj gjyqtarit Kadri Kryeziu.

Gjyqtari Kryeziu ka prezantuar gjithashtu rastin e tij para Gjykatës, duke pranuar se ka pasur gjykim të gabuar të situatës në të cilën është gjetur ai.

“Në përputhje me propozimin e vetë gjyqtarit Kryeziu dhe me raportin e Komisionit të gjyqtarëve, Gjykata vendosi që publikisht të qortojë gjyqtarin Kryeziu për këtë shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat”, thuhet në njoftim.

Kadri Kryeziu, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është akuzuar të jetë parë në një takim parazgjedhor të PDK-së, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit