1.4 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Përfundon seanca e Kushtetueses për LAN-PDK – vendimi më vonë

Enver Hasani ne gjykim(E plotësuar) Kryetari i Kushtetueses Enver Hasani, pasi dëgjoi dëshmitë e deputetëve, ftoi anëtarët e Kolegjit për një mbledhje të posaçme ndërsa seancën ballafaquese e shpalli të mbyllur.

Ai njoftoi se vendim i për këtë kontest do t’iu dërgohet palëve më pas dhe ai njëkohësisht do të shpallet në ueb faqen e Gjykatës.

Hasani ua tërheq vërejtjen deputetëve: Mos gjuani me gjuhë asnjërën palë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve që po paraqesin faktet e tyre në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai iu është lutur atyre që të mos e gjuajnë njëri-tjetrin me fjalë, duke iu referuar fjalëve të Arsim Bajramit i cili tha se thirrja e Vjosa Osmanit ishte hipokrite.

Enver Hasani: Argumentet duhet të jenë vetëm të natyrës juridike

Enver Hasani ka thënë se para gjykatës do të dëgjojnë vetëm argumentet juridike lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar të prezantohen përfaqësuesit të partive politike, duke filluar nga Arsim Barjami i PDK’së, Vjosa Osmani LDK-AAK-NISMA.

“Argumentet duhet të jenë të natyrës kushtetuese”, ka thënë Hasani, para anëtarëve të partive politike.

Nis seanca në Gjykatë, mbërrin edhe Enver Hasani

Enver Hasani bashkë me gjyqtarët tjerë të Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur në sallën dëgjimore ku pritet të flasin Vjosa Osmani e Arsim Bajrami, lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë arrijne në Gjykatë Kushtetuese, minoritetet presin veprim të drejtë

Vjosa Osmani dhe Arsim Bajrami që në ora 09:00 kanë arritur në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të mbahet seanca dëgjimore. Disa minuta më vonë ka arritur dhe Ardian Gjini.

Në Gjykatë pritet që të arrijnë dhe përfaqësues të partive tjera politike, ku dhe pritet të filloi seanca në ora 10:00.

Ndërsa para se të hynte në Gjykata Kushtetuese, Nenad Rashiq nga grupi i minoriteteve tha se krejt çka pret sot është që Gjykata të veproj drejtë.

Tani në Gjykatë ka arritur edhe Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

Më Shumë

557 vjet nga vdekja e Skënderbeut!

Sot mbushen plot 557 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë. Gjergj Kastrioti,...

Totaj: PDK-ja po vazhdon fuqishëm rrugëtimin për ta rikthyer dinjitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar fushatën zgjedhore në lagjen "Arbana" të Prizrenit. Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, tha se...

Lajmet e Fundit