Gjykata në Prizren: Mehmet Bytyc dyshohet për seks me para

Mehmet-bytyc1Drejtori i Ekonomisë dhe Financave të Prizrenit, Mehmet Bytyc, nuk kishte kursyer kohën e punës dhe parat , që t’i kënaq epshet seksuale me të miturën.

Gjykata e Prizrenit ka konfirmuar se Bytyc,dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën në vendin e tij të punës. Ai po ashtu të miturës i ka ofruar para prej 10 deri 20 euro.
“ I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron nderin dhe integritetin seksual, pasi që i njëjti në periudhën kohore, prej muajit janar të vitit 2013, e deri më datën 12.06.2014, në Prizren, në zyrën e tij i njëjti duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës përkatësisht të dëmtuarës M. duke mbajtur kontakte me të pandehurën A.B. shfrytëzon të dëmtuarën, të miturën M. e cila ishte në kërcënimin dhe përcjellje të pandehurës A. Të njëjtën e prek me qëllim seksual, dhe për shërbime të viktimës së trafikuar i jep para në shumën prej 10-20 euro”, thotë për “PrizrenPress’ zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Për këtë dyshim, Bytyc ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria thotë se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

“Ky rast është hetuar që një kohë nga Policia e Kosovës, pasi që një vajzë e arrestuar ka treguar për rastet e paguara seksuale”, thotë Sadria.

PrizrenPress, dy ditë pas publikimit të arrestimit, kishte raportuar se Bytyc kishte paguar me para “kohën seksuale”.

 Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Kicaj konfirmon ndërkaq se Bytyc ka qenë duke u hetuar nga janari i vitit 2013.

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar edhe një muaj arrest shtëpiak për Muehmet Bytyc. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit