Një muaj paraburgim për A. Kryeziun nga Leshani i Suharekës

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim A.Kryeziut nga fshati Leshan i Suharekës. Ai dyshimoret se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor.

“A.Kryeziu, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.08.2014 në ora 10:30, dhe do të zgjasë deri me datën 23.09.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarën përkatësisht bashkëshorten e godet në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor,duke e ditur se është shtatzënë, pasojat e të cilave kanë përfunduar me fatalitet humbjen e fëmijët”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit