FSK ia dorëzon provat Policisë, për zbardhjen e vrasjes në Sallagrazhdë të Suharekës

Vrasje ne ShqiperiForcat e Armatosura të Kosovës(FSK) kanë arrit t’i gjejnë gëzhojat e plumbave me të cilat është vrar duke kositur livadhin Vilson Gjeraj nga Sallagrazhda e Suharekës.

Drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit,Nexhmi Krasniqi, ka falënderuar FSK-në për bashkëpunimin që kanë treguar për të zbardhur këtë vrasje.

“Falenderoj FSK-në për bashkëpunim dhe në zbulimin e gëzhojave të plumbave që ia morën jetën,Vilson Gjerajt,nga Sallagrazhda e Suharekës”, tha Krasniqi.

Gjetja e këtyre gëzhojave,sipas tij, përforcon dyshimet e bazuara për përfshirjen në këtë krim të katër të arrestuarve nga familja Tunaj po nga Sallagrazhda.

Kapiteni i FSK-së,Sejdi Krasniqi, tha ndërkaq se FSK posedon aparate të sofistikuara për detektimin e metaleve të imta që në këtë rast është përdorë në zbulimin e gëzhojave të plumbave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit