1.7 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

MASHT: Shpërndarja e teksteve ka filluar

Libra-kongresit te manastiritMë 1 shtator do të fillojë mësimi pothuajse në te gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, me përjashtim të gjashtë shkollave, të cilat janë duke u rinovuar.

Ministria e Arsimit, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2014-2015. Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit, tekstet shkollore do jepen falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-rë deri në të 9-tën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se mësimi do të fillojë më 1 shtator, ndërsa tekstet kanë filluar të shpërndahen sipas planit dinamik. “Ministria e Arsimit, ka marrë shumicën e raporteve nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, dhe pothuajse tashmë në të gjitha shkollat mësimi do të fillojë me 1 shtator, me përjashtim të gjashtë shkollave të cilat janë në rinovim.

Shpërndarja e librave tashmë ka filluar dhe po bëhet sipas planit dinamik me Drejtoritë Komunale te Arsimit”, tha Morina përmes telefonit. Ndërkohë, Osman Vitia, drejtori i shkollës fillore, “Elena Gjika” në Prishtinë, tha për Radio Kosovën, se kjo shkollë ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar vitin shkollor.

“Të gjitha punët kanë përfunduar, është bërë pastrimi gjeneral i shkollës, nga 20 gushti arsimtarët janë lajmëruar në punë dhe kanë bërë përgatitjet e tyre pedagogjike, ditarët kanë filluar të sigurohen nëpër shkolla, ndërsa tekstet shkollore i presim këto ditë, në mënyre që në javën e parë t’i furnizojmë nxënësit me tekste shkollore”, tha ai.

Sipas raporteve të Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollat të cilat janë duke u rinovuar dhe mund të fillojnë mësimin me vonesë janë: në Komunën e Podujevës, Shkolla Fillore “Kongresi i Manastirit” paralelja e ndarë në Sekiraqë dhe Shkolla Fillore “Ilir Konushevci” në Lluga, do të fillojnë mësimin një javë me vonesë, ndërsa nxënësit e Shkollës Fillore “Ali Hadri” paralelja e ndarë në Katunishtë, do të barten në shkollën amë derisa të përfundojë rinovimi; në Komunën e Ferizajt, në Shkollën Fillore “Astrit Bytyqi” do të fillojë mësimi më 15 shtator, ndërsa nxënësit do të barten në një shkollë tjetër; në Komunën e Pejës janë dy shkolla në rinovim “8 Marsi” dhe “Ramiz Sadiku”, për të cilat nuk dihet se kur përfundojnë rinovimet.

Më Shumë

Mbyllet nata e dytë e Fest 63, plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit