Abdixhiku: Kuvendin PDK-ja, Qeverinë Blloku

LumirAbdixhiku-riinvestProfesori dhe analisti Lumir Abdixhiku, thotë se Blloku LDK-AAK-Nisma e ka humbur kryeparlamentarin, por jo edhe kryeministrin.

“Vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen në plotni; edhe atëherë kur provojnë mendim ndryshe. Në të kundërtën asnjë element i shtetit nuk bartë më kuptim”, në profilin e tij në Facebook.

“Blloku opozitar përndryshe, ka humbur pozitën e kryeparlamentarit; kjo më nuk ka dyshim. Megjithatë, të njëjtëve u është dhënë e drejta – nga i njëjti institucion, pra Kushtetuesja – të nominojnë Kryeministrin në raundin e dytë. Nëse pozicionet partiake mbesin siç janë sot, pra lëvizje deputetësh nuk prodhohen më, atëherë sipas dy interpretimeve të deritanishme të Kushtetueses del të kemi kryetarin e Parlamentit në dorë të PDK-së; Qeverinë në dorë të LDK-AAK-NISMA-minoritete; opozitën vetëm me VV, e Presidenten shah në veti – gjithsesi vetëm për veti”.

“Një hallakamë e tillë institucionale sinqerisht është pa hajr. Një përzierje e tillë ku gjithkush udhëheqë me pak por askush në të vërtetë s’ka zë, do të prodhojë vetëm stagnim. E për stagnim e mishmash kemi më së paku nevojë. Them të shkojmë në zgjedhje të reja; ashtu kështu po humbet kohë e po improvizohet shumë. Në fund të fundit s’ka çfarë del ma keq; s’mund të përzihet asgjë më shumë se kaq”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit