10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Korenica: Vendimi i Kushtetueses – ngërç pas ngërçi

Fisnik Korenica-gsjpFisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se vendimi i sotshëm i Kushtetueses nxjerrë një situatë të re shumë herë më bllokuese se ngërçi politik i deritashëm.

Korenica ka theksuar se sipas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar për aq kohë sa nuk zgjidhet kryetari i tij dhe “për aq kohë sa në seancën konstitutive Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka të drejtën ekskluzive që ta propozojë emrin për kreun e Kuvendit”.

“Vendimi i sotshëm e ka bërë të qartë faktin që edhe nëse kjo legjislaturë, pas shumë tentimeve, nuk është në gjendje ta zgjidh kreun e saj, vendi prapë se prapë nuk do të shkoj në zgjedhje të reja”, ka thënë ai për Telegrafin.

Korenica ka theksuar se nëse telenova për kreun e Kuvendit përmbyllet me zgjidhjen e një anëtari të PDK-së në krye të këtij institucioni, atëherë hapet procedura për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se nëse kalohet ngërçi i zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit, atëherë Lidhjes Demokratike e Kosovës , Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën (LAN-it) i hapet mundësia që në procedurën e dytë të mandatimit të kryeministrit, ta formojë Qeverinë.

“Nëse ka vullnet tek partnerët e LAN-it që ta votojnë propozimin e PDK-së për kryetar të Kuvendit, atëherë do të hapej mundësia për ta formuar qeverinë. Nëse do të ndodh një gjë e tillë, vendi ynë do të përballej me paradoksin më të madh në tërë sistemet parlamentare në botë, që kreu i Kuvendit dhe Qqeveria të barten nga dy blloqe të kundërta politike. Një opsion tjetër që do të mund të pasohet nga ana e opozitës do të ishte – nëse gëzon dy të tretat e votave – shkarkimi në një seancë konstitutive i kreut të Kuvendit dhe rizgjedhja e kryetarit tjetër në një seancë pune në të cilin rast madhësia e grupit parlamentar do të vlerësohej në bazë të numrit të deputetëve dhe jo sipas pozicionit zgjedhor të partive politike”, ka thënë Korenica.

Më Shumë

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Lajmet e Fundit