Blloku s’do kryeministër konsensual

Blloku 50As heqja dorë eventuale e Thaçit nga posti i kryeministrit nuk i mjafton koalicionit LAN, që të bëjë çfarëdo marrëveshje kompromisi me PDK-në, më mënyrë që të konsolidohen institucionet e reja.

Blloku i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, është i vendosur të mos tërhiqet nga intenca e krijimit të institucioneve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ka komplikuar gjërat, shkruan Tribuna.

Zyrtarët që vijnë nga ky bllok, ende besojnë se mund ta bëjnë Qeverinë, pa pasur nevojë të bëjnë marrëveshje me PDK-në. Pavarësisht ofertave që mund t’u bëjë PDK-ja, ata janë përcaktuar që institucionet t’i bëjnë pa këtë parti. Në këtë frymë, ata refuzojnë të hyjnë në marrëveshje me PDK-në, edhe sikur kjo parti të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe të ofrojë zgjidhje konsensuale.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se në asnjë formë dhe në asnjë moment blloku nuk pranon të futet në koalicion me PDK-në.

“Absolutisht, jo. Në asnjë formë dhe në asnjë moment Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë partner i koalicionit LAN. Blloku e ka të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinajn, sikurse e ka të nominuar edhe kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, i cili veçse është zgjedhur dhe do të rikonfirmohet vullneti i shumicës së deputetëve. Gjithashtu edhe postet tjera të larta janë paraparë sipas marrëveshjes për partnerët e tjerë në këtë koalicion”, ka thënë Bujupi.

Çfarëdo përpjekje e PDK-së, sipas Bujupit, është e kotë dhe e papranueshme për bllokun dhe qysh tani i themi Jo.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit