4.5 C
Prizren
E enjte, 2 Janar, 2025

“Qytetarët Aktiv për Prizrenin” nuk e njohin vendimin e Gjykatës së Prizrenit

qytetaret aktiv ne protestaaPërfaqësuesit e Grupit të “Qytetarëve Aktiv për Prizrenin” nuk e pranojnë vendimin qortues të Gjykatës Themelore në Prizren. Lirim Krasniqi, njëri nga organizatorët e protestave, tha se “Grupi i Qytetarëve Aktiv për Prizrenin”, vendimin e gjykatës e quan të papranueshëm, ngase ky vendim sipas qëndrimit të grupit përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Qytetarët që kanë protestuar për dorëheqjen e Ramadan Mujes asnjëhere nuk e kanë prishur rendin publik dhe nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material. Nga logjika e këtij vendimi i bie që qytetarët sa here që dalin për të protestuar kryejnë një vepër në kundërshtim me ligjin”, tha Krasniqi.

Gjykata Themelore e Prizrenit, u ka shqiptuar masën e Qortimit Gjyësor “Qytetarëve Aktiv për Prizrenin”, lidhur me protestat kundër kryetarit të kësaj komunë Ramadan Mujës.
Në aktvendimin e dërguar të premtën gjykata ka shpallur përgjegjës të pandehurit Nexhat e Nehat Nina, Abdullah Thaqi, Taulant Bytyqi, Shkelqim Berishe dhe Roland Sylejmani

“Të pandehurit janë përgjegjës për shkak se më 17 mars 2014, rreth orës 14:00, para residencës së Kuvendit Komunal të Prizrenit- para Shtëpisë së Bardhë, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, në atë mënyre që duke protestuar kanë bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës, duke mbajtur në duar letra të formatit A4 ku shkruhej… KOMUNA ËSHTË E JONA JO E KRIMINELËVE…RAMADAN DIL JASHTË dhe kohë pas kohe bërtisnin..EJANI BASHKOHUNI ME NE..etj”.

Sipas këtij aktvendimi protestuesit kanë kryer kundërvajtje kur nga ata është kërkuar ta debllokojnë hyrjen dhe një urdhër të tillë nuk e kanë përfillur.

Qortimi, është masa më lehtë që jep gjykata, me të cilin e qorton të pandehurin që në të ardhmen mos të kryej vepra të tilla. Në të kundërten nëse i pandehuri përsëritë vepren e njejëe, atehere kjo mund t’i merret si rrethanë rënduese.

Pas dënimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë të akuzuarve tjerë në mars të këtij viti, një grup qytetarësh të organizuar, të cilët e quajtën veten “Grupi i Qytetarëve Aktiv për Prizrenin”, patën organizuar një protestë duke bllokuar hyrjen e Shtëpisë së Bardhë, e cila më vonë u pasua me pjesmarrje të madhe të qytetarëve në marshin protestues, kundër kryetarit Muja.Këtij marshi, përveç qytetarëve, i’ u bashkuan edhe partitë opozitare në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Emra: Që 25 vite kurrë s’kam konsumuar produkte serbe

Këngëtari i mirënjohur Neki Emra, i cili së fundi ka lansuar këngën “ Bashkë të festojmë”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se...

Sot varroset avokati Nexhat R. Elshani

Sot,në fshatin Medvec, do të varroset avokati Nexhat R. Elshani. Ceremonia e varrimit  fillon  në ora 14:30, në varrezat e fshatit, pranë Xhamisë. Avokati Nexhat R....

Me zemër

Lajmet e Fundit