10.9 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Thaçi porosit Bllokun: Nuk mund të përmbyset vullneti i qytetarëve

Thaci14-17aKryeministri i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të formohen institucionet e reja.

“Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të ‘Misionit të Ri’. Prandaj, unë pres respektim prej të gjithë spektrit politik, që ta respektojnë të gjithë, pa dallim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimin e institucioneve të ardhshme”, ka thënë Thaçi, shkruan Express.

Ai ka bërë me dije se askush nuk do të mund ta cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

“Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur më 8 qershor. Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mirë, që t’i ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta çojnë Kosovën përpara”, ka deklaruar Thaçi.

Më Shumë

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

Delirium

Lajmet e Fundit