Limaj: Institucionet i formojnë ata që e kanë shumicën në Kuvend

Fatmir Limaj 230Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj kohëve të fundit edhe pse ka marrë pjesë në takimet me partnerët e Koalicionit rrallë është prononcuar për media, por ai sot ka folur dhe atë u është përgjigjur deklaratave të PDK-së se ata kanë marrë besimin për formimin e institucioneve.

Limaj ua ka rikujtuar se PDK nuk ka numra në Kuvend për ta formuar as Qeverinë dhe as për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Ky është një bashkim vullnetar politik i forcave tona politike, sikurse është në të drejtën e secilës parti t’i gjejë partnerët e vet. Ne jemi të vendosur në qëndrimin tonë të përbashkët për formimin e institucioneve,” ka thënë Limaj pas takimit me partnerët e koalicionit.

Gjithashtu Limaj ka shprehur vendosmërinë e Bllokut për formimin e institucioneve dhe i ka bërë thirrje PDK-së të heqë dorë nga bllokada, duke shtuar se nëse i kanë numrat, ashtu siç thonë, atëherë le ta thërrasin seancën.

“Ata që thonë i kemi numrat nuk kanë nevojë të kenë frikë. Nëse i kanë numrat atëherë le ta thërrasin seancën. Ne nuk mund t’ia sigurojmë votat askujt”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit