15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Jacobson: Nuk do të ndërhyjmë në zgjidhjen e bllokadës

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se nuk do të ndërhyjnë dhe as lehtësojnë zhbllokimin e bllokadës politike, e cila është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ajo ka thënë se nuk është detyrë e ambasadave të ndërhyjnë dhe as të lehtësojnë në procese të brendshme politike për të cilat janë përgjegjës politikanët e zgjedhur në zgjedhje demokratike.

“Nuk na takon neve të tregojmë se si do të shkojë procesi apo si do të ndahen postet”, ka deklaruar Jacobson, për Zërin e Amerikës.

“Nuk mendoj se është roli i Ambasadave të huaja të lehtësojnë atë që është proces i brendshëm politik dhe që kërkon zgjidhje politike të brendshme. Ne si Ambasadë amerikane dhe ambasadat tjera jemi që të nxisim të ecin proceset sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit për të arritur deri të një zgjidhje demokratike”, ka shtuar ajo.

Sidoqoftë, ajo ka thënë se nuk e përjashton as mundësinë e krijimit të institucioneve të reja pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që në ditët në vazhdim të kemi një Parlament dhe Qeveri të re”, ka shtuar ajo.

Megjithëkëtë, ajo ka thënë se pret nga politikanët që të gjejnë zgjidhje të shpejt për të ecur përpara në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Kam besim se udhëheqësit politikë do të japim një zgjedhje situatës. Ne do t’i mbështesim ata dhe do t’i këshillojmë si miq. Mirëpo, në fund të fundit, është detyrë e tyre si udhëheqës të zgjedhur të gjejnë zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ai ka thënë se duhet të merren vendime të rëndësishme nga Qeveria dhe Parlamenti i ri siç janë për themelimin e Gjykatës Speciale, vazhdimi i dialogut me Serbinë, krijimi i Forcave të Armatosura, Ligji për ndalimin në pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe vendime tjera.

Jacobson ka përgëzuar autoritetet e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit islamik.

Ajo ka thënë se ekstremizmi islamik në Kosovës është problematik dhe ka thënë se për të larguar këtë duhet bashkëpunim rajonal dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Zyrtarja amerikane ka thënë se duhet përpjekje të përgjithshme për të tejkaluar problemin e radikalizmit islamik.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit