Gjykata vendos arrest me burg për Guverantorin e BSH-së

Ardian Fullani ne gjykatGjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e marrë të premten për masën e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit Ardian Fullani dhe Elivar Golemi. Mësohet se lënia në fuqi e vendimit të mëparshëm ka qenë kërkesë e prokurorit të çështjes.

Ndërsa avokatët mbrojtës të dy të pandehurve kanë kërkuar ndryshimin e masës se sigurisë, me pretendimin se ata nuk janë persona me rrëzikshmëri dhe nuk mund t’i shmangen hetimit të çështjes. Po ashtu avokatët kanë bërë të ditur se do të anikimojnë në Gjykatën e Apelit këtë vendim të Gjykates së Shkallës së Parë, transmeton abcnews.

Po me kërkesë të prokurorit Ramadan Troci, seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe është drejtuar nga Blerina Muca, e njëjta gjyqtare, që vendosi këtë masë sigurie për Guverantorin e Bankës dhe Inspektoren e Përgjithshme ditën e premte. Sipas prokurorisë, Ardian Fullani dhe Elivar Golemi akuzohen për “shpërdorim detyre” me mosveprim duke krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit