Nisi “Nine Eleven…”, vjen me tetë premiera

NineEleven2014Rrëfimi se si dy miq bisedojnë të realizojnë një projekt kinematografik që shndërrohet në film do të hap garën në edicionin e njëmbëdhjetë të festivalin ndërkombëtar “Nine Eleven Dedication Festival”.

“Me mujt me bo, e kishim bo” me regji të Genc Berishës, do të jepet premierë në natën e dytë të festivalit.

Hapja solemne e “Nine Eleven”, që është cilësuar institucion në vete i prodhimit të filmit, është bërë mbrëmjen e së dielës në “Sheshin 21”, në Prishtinë. Mbrëmjen e kanë nisur me një pikë muzikore ku kanë performuar Florin Fanaj e Egzona Ademi, Për të vazhduar me vallëzim modern nga pesë djemtë e grupit “Future Steps”, shkruan Koha Ditore.

Pesëmbëdhjetë filma janë paralajmëruar të shfaqen, tetë prej të cilëve premierë. Drejtori i festivalit, Blerim Gjoci, ka qenë i vetmi që ka mbajtur fjalim, por këtë e ka bërë nëpërmjet një videoje që ka dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se themelimi i festivalit është bërë me një mision kryesor.

“Festivali i dedikohet miqësisë, krijimtarisë e artistit. Festivali nuk ka qenë kurrë kundër fustaneve e veshjeve solemne por ky nuk ka qenë misioni kryesor i tij. Misioni i tij ka qenë të krijojë, të tregojë se shumë më vështirë është të krijosh sesa të shpëtosh”, ka thënë Gjoci. Sipas tij, dhimbja e krijimtarisë është shumë e madhe, ajo përballohet, sepse filmi mbetet përherë. Ai u ka thënë konkurrentëve që të mos e shikojnë njëri – tjetrin si rivalë, por si bashkëpunëtorë.

“Qenka shumë vështirë me e shpall të hapur nga larg një festival i cili është rritur me mund e me djersë, sepse dëshira ime e zjarrtë është të jem afër mysafirëve”, ka thënë Gjoci, tek e ka shpallur të hapur festivalin që u dedikohet viktimave të 11 shatorit të vitit 2001, kur u sulmuan dy kullat binjake në New York të ShBA-së. Për 11 edicione festivali ka arritur të prodhojë 100 filma, por prezantuesi Korab Lecaj, ka thënë se organizatorët nuk do të ndalen me kaq.

Ndër filmat që do të shfaqen në tri netët e ardhme janë “Shpresa” me regji të Naser Shatrollit, “Unë jam i biri i kurvës”, me regji të Majlinda Samadragjës e “Loren” me regji të Guxim Klinakut. Juria në përbërje të dramaturgut Haqif Mulliqi, montazherit Agron Vula, kompozitorit Florent Boshnjaku, regjisores Lendita Zeqiri e aktorëve Mensur Safçiu e Gresa Pallaska do të ndajë tetë çmimet e festivalit.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit