11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Aksident fatal në rrugën Suharekë-Prizren, vdes një person

Aksident shiritatNjë person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident të ndodhur në rrugën Suharekë-Prizren, te vendi i quajtur “Ura e Sopisë”. Lajmin e ka konfirmuar Policia në Prizren përmes një komunikate për media.

“Rreth orës 03:30 minuta, në rrugën Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur “Ura e Sopisë” ka ndodhur një aksident automobilistik i cili për pasojë ka lënë të vdekur shoferin D. N. I vitlindjes 1954 që në momentet kritike po e ngiste automjetin Citroen Jupy”, thuhet në kumtesën e policisë.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte i pranishëm komandanti i trafikut rajonal dhe prokurori i shtetit, thuhet se në një kthesë të lehtë në të djathtë vetura “Citroen” nuk e ka mbajtur shiritin e djathtë dhe kishte kaluar në shiritin e majtë me ç’rast goditet ballë përballë me veturën “Mercedes” që vinte nga krahu i kundërt.

“Mjeku i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri shofer ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore për të cilat po përkujdesën mjekët e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Prizreni arrin marrëveshje në Turqi për trajnimin e infermierëve

Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, dhe Drejtori i Financave, Levent Bus, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, ku janë dakorduar për bashkëpunim në...

Lajmet e Fundit