-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Matoshi: Blloku ta votojë Bajramin dhe ta bëjë Qeverinë pas dy javësh

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi thotë se LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje mund të marrin pushtetin brenda dy javësh nëse e votojnë Arsim Bajramin për Kryeparlamentar dhe i hapin rrugë formimit të Qeverisë.

Në të kundërtën, Matoshi thotë se zgjidhja mbetet vetëm te zgjedhjet e reja.

“Nëse VLAN-i nuk e voton Arsim Bajramin për Kryetar Kuvendi, unë nuk shoh mundësi tjetër legale për të dalë nga kriza më e thellë në të cilën është futur vendi që nga pavarësia e këtej, pos zgjedhjeve të jashtëzakonshme me një kosto mbi 6 milionë euro për arkën e shtetit në këtë qesatë – dhe në këso situate – tutje as ndërhyrja e ndërkombëtarëve nuk kryen punë. Sepse as ndërkombëtarët nuk mund ta anashkalojnë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese i cili, i ka dhuruar vendit një presedan të rrezikshëm”, ka thënë Matoshi, për Gazetën Express.

Matoshi thotë se PDK nuk e ka në planë të tërhiqet nga pozita e Kryeparlamentarit dhe rrjedhimisht po e mbanë të bllokuar Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, me gjithë vendimin skandaloz të Gjykatës dhe sjelljes së Presidentes pro PDK’së, Blloku duhet të gjejë zgjidhjen te votimi i kandidatit të PDK’së për Kryeparlamentar.

“Në këso situate ose duhet që Blloku ta votojë Arsim Bajramin, për ta ndërtuar pastaj vetë Qeverinë e re, (nëse arrin ta ruaj unitetin brenda vetës) ose vendi detyrimisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse Zonja Brovina e ka për detyrim nga partia-shtet që ta pezullojë seancën, njëjtë sikur me 17 korrik”.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bllokut se do të propozojnë kandidatin e tyre për Kryetar të Kuvendit, Matoshi ka thënë se asnjë pikë e Vendimit të Gjykatës nuk i jep të drejtë Bllokut për të propozuar Kryeparlamentarin.

“Pika 127 e verdiktit të GJK nuk i jep kurrfarë shprese Bllokut, ajo më tepër është menduar me sherr, si një detyrim i deputetëve të tërë spektrit për ta votuar kandidatin e Grupit më të madh Paralmentar, pra koalicionit të PDK-së si fituese e zgjedhjeve të 8 qërshorit, se sa që u jep liri deputetëve për të vendosur sipas parimit të shumicës demokratike e duke mos iu nënshtruar asnjë mandati tjetër, siç thotë Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese nuk e ka njohur në verdiktin e saj këtë parim kushtetues! Pra vetë Gjykata e ka shkelë me të dyja këmbët Kushtetutën!!!”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit