Kahn: “Kleçka” të kthehet në Gjykatën Themelore

fatmirLimaj-tomGashi(E plotësuar) Karim Kahn, avokat i Fatmir Limajt, gjatë seancës së sotme dëgjimore për rastin “Kleçka” ka propozuar që kjo seancë të mos mbahet si e tillë, por shqyrtimi i kësaj çështje të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Ai ka thënë se Gjykata Themelore është kompetente për ta shqyrtuar këtë çështje dhe pastaj për ta marrë një vendim, i cili do t’ua mundësonte palëve të drejtën e ankesës. “Dërgimi në Gjykatën Themelore është mënyra më e mirë për të vazhduar me këtë çështje”, ka thënë Kahn, shkruan Epoka e re.

Seanca dëgjimore për rastin “Kleçka” është duke u mbajtur në Gjykatën e Apelit, e cila, sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it kundër aktgjykimit lirues, ka caktuar seancë dëgjimore për datat 17, 18, 23 dhe 25 shtator 2014.

Seanca e sotme, pas pauzës, do të vazhdojë në orën 13:30.

 

Sot seanca dëgjimore për “Kleçkën”

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca dëgjimore për Fatmir Limajn dhe të tjerët sërish për rastin “Kleçka”. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Ai ka thënë se Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke vendosur sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it kundër aktgjykimit lirues, ka caktuar seancë dëgjimore për datat 17, 18, 23 dhe 25 shtator 2014.

“Gjykata ka planifikuar të dëgjojë përsëri disa dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje edhe më herët gjatë gjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila dy herë ka sjellë aktgjykim lirues për z. Fatmir Limaj dhe të tjerët”, është shprehur Gashi.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit