14.8 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Edhe sot vazhdon “Kleçka”

Fatmir-Limaj5-22Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij, të mërkurën sërish janë ulur në bankën e drejtësisë për rastin “Kleçka”, ndonëse dy herë radhazi janë shpallur të pafajshëm.

Edhe sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, pasi kjo gjykatë dje vendosi ta kthej në rigjykim. Seanca gjyqësore do të filloj në ora 10:00, ku të pranishëm do të jenë tre dëshmitarë.

Ndërsa, në seancën e djeshme procesi filloj me dëshmitarin e parë që ishte Afrim Zogaj, vëllau i dëshmitarit X në procesin e kaluar, Agim Zogaj. Procesi po udhëhiqet nga një kolegj gjyqësor i Gjykatë së Apelit, e të pranishëm ishin të akuzuarit bashkë me mbrojtjen e tyre.

Se a do të marrë pjesë në séance e sotme gjyqësore Fatmir Limaj, duke marr parasysh se sot në të njëjtën kohë zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për këtë ka folur dje avokati Tomë Gashi.

“Është shumë e qartë se unë nuk mund të përgjigjem në emër të Fatmir Limajt se a do të jetë ai nesër në seancën konstituive të parlamentit të Republikës së Kosovës por e di saktësisht që Fatmir Limaj do të duhet që nesër në ora 10:00 të jetë në këtë gjykatë sepse është obligim ligjor dhe ai do të respektojë”, ka thënë Gashi.

Në verën e 2012-ës, Fatmir Limaj dhe nëntë pjesëtarë tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës që siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-së, e që ndodhej në fshatin Kleçkë të Malishevës.

E me 17 shtator 2013, procesi u shpall i përmbyllur me pafajësinë e të akuzuarve. Ishte hera e dytë që Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nën akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në fund, barazon 2:2 me Trepçën në Prizren

Liria dhe Trepça kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike të Javës së XI të Ligës së Parë, e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim...

Sulmohet një shtetase gjermane në Prizren – e lënduar rëndë, dërgohet në spital

Një person pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht një grua (shtetase të Gjermanisë). Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Lajmet e Fundit