22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Bardhyl Meta i LDK’së thërret popullin për “mobilizim”

Bardhyl MetaKandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, por që nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislativit, Bardhyl Meta, ka ftuar qytetarët që të mobilizohen sikur dikur kundër Millosheviqit, që të marrin pushtetin, sipas tij të zaptuar nga Hashim Thaçi.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Mirëmjesi Kosovarë,
Një diell i këndshëm mëngjesi, po e ngroh sot vendin…, kurse mua, nuk e di pse mu kujtua, viti 1989 ajo vërsulja shizofrene e fashizoide e aparaturës milosheviqiane, dhe përballë – Kosovarët që marshonin fuqishëm në protesta dhe në ato grevat legjendare të minatorëve të Trepçës…

Pastaj mu shpërfaq 1998-a e Jasharajve – sikur edhe marshi i grave Kosovare për t’shkuar në ndihmë n’Prekaz…! Pastaj tutje më erdhi nepër mend, edhe një retro tjetër, gjithaq finike – pajtimi i gjaqeve dhe Anton Çeta – ajo përballje e Kosovarëve me vet’veten, e me t’metat vetanake…!

Dielli që po e ngroh sot vendin, ndërkaq, sikur më trandi edhe një herë e m’tha:
Kosovarët janë shampion – dhe ia dalin gjithherë matanë, gjithherë – edhe ne luftëra kundër zaptuesve të huaj, sikur edhe në përballje me prapa’mbetjen e vet, e t’kastave dhe konjukturave vetanake – burokratike e zaptuese…

Atëherë, si mund të jetë pesimist e të dyshojë në vet’veten – një popull kaq i vogël – por fisnik – e të jetë pesimist e të dyshojë në vet’veten – një popull që fitoi lirinë dhe krijoi shtetin, në konditat më të pa favorshme të globit…

Dhe si mund të jetë pesimist për të ardhmen e vet të afërt, një popull që meritoi por edhe arriti të fitojë – admirimin dhe solidaritetin e pothuaj gjithë globit (1999) – n`kauzën e tij për Liri, Demokraci e Pavarësi! Si?

Kosovarët, menjëherë, duhet të mobilizohen më fuqishëm se gjithherë më parë – rreth Kauzës së radhës – t’i japin tash e menjëherë kuptim dhe përmbajtje fisnike: Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë… ta mundin t’keqen Qeverisëse – e cila po na i vret andrrat!

Ejani, që së bashku, çdo njeri aty ku frymon – t’ia kthejmë vendit krenarinë dhe dinjitetin.
T’ia kthejmë dinjitetin Lirisë, Shtetit tonë, Demokracisë e Pavarësisë…

Kosovarët dinë dhe munden, dhe e dinë edhe bota, se ata n’përballje, gjithherë dalin faqebardhë…
Një ditë të bukur të gjithëve…

Më Shumë

Lajmet e Fundit