Çelësi te presidentja

Atifete jahjagaNdërhyrja e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin është futur vendi pas zgjedhje parlamentare të 8 qershorit, po vlerësohet e drejtë.

Mirëpo nga presidentja tani po kërkohet që ndërhyrja e saj mos të bëhet vetëm sa për sy e faqe, por të provohet në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjitha palët.Të enjten pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, shefja e shtetit Atifete Jahjaga ka ftuar në takim liderët e partive politike ku ka dëgjuar propozimet e tyre për dalje nga situata e krijuar në vend. Pas përfundimit të takimeve, presidentja ka vlerësuar se dalja nga kriza politike është në dorë të deputetëve të Kosovës.

Sidoqoftë, njohës të çështjeve politike, presin që ndërhyrja e presidentes të japë rezultat. Sipas tyre, nuk duhet një përpjekje pro forma por angazhim dhe kërcënim i partive politike me zgjedhje në rast të mungesës së marrëveshjes/tribuna/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit