-0.5 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

KQZ në ethe

KQZ-valdetedakaDerisa po vazhdon thellimi i Qendror të Zgjedhjeve është duke u përcjellë situata me kujdes, duke qenë në gjendje gatishmërie për t’u përballur edhe me një proces të ri zgjedhor, nëse presidentja i shpall zgjedhjet.

Anëtari i KQZ’së, Ilir Gashi, i tha gazetës ‘Kosova Sot’ se pavarësisht që KQZ-ja është institucion i pavarur kushtetues, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj krizës aktuale.

“Ne jemi institucion i pavarur kushtetues, por pavarësisht kësaj, jemi duke përcjellë nga afër të gjitha zhvillimet që po ndodhin në përpjekje për t’u ndërtuar institucionet e Kosovës sipas rezultatit zgjedhor të Zgjedhjeve të 8 Qershorit. Unë nuk do të doja të komentoja zvarritjen, pasi është punë dhe përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës dhe e Presidentes së vendit për të tejkaluar këtë krizë të ndërtimit të institucioneve. Por, duke mos qenë imun ndaj këtyre zhvillimeve, ne si institucion që kemi përgjegjësi për të organizuar zgjedhje, në çdo kohë që krijohen rrethanat, jemi të përgatitur për të vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese”, tha Gashi.

Në KQZ fare nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjeve si rrugëdalje, prandaj edhe aty po mbizotëron një gjendje mobile.
“Ne jemi të gatshëm për një proces të ri zgjedhor nëse veç kjo është e patejkalueshme në pamundësi të ndërtimit të institucioneve, dhe tash me kemi dëshmuar se mund të kemi proces të mirë përgatitur zgjedhor edhe në rrethana të jashtëzakonshme”, tha Gashi.

Opsionin e zgjedhjeve të reja si zgjidhje përfundimtare nuk e përjashton as anëtari tjetër Adnan Rrustemi, ndonëse edhe ai thotë që KQZ-së nuk i takon të merret me vlerësimin e situatave politike, pasjen e nevojës apo jo për zgjedhje të reja, atë të përplasjeve se kush dhe kur do t’i bëjë institucionet, por vetëm përgatiten për ushtrimin e përgjegjësisë së tyre menaxheriale, varësisht se kur dhe si vendoset.

“Nuk i përket KQZ-së të vlerësojë rrethanat dhe zhvillimet politike dhe nevojën apo mundësin e zgjedhjeve të reja. Përgjegjësit e KQZ-së fillojnë të rrjedhin vetëm pas shpalljes së zgjedhjeve dhe caktimit të datës së tyre nga ana e Presidentit të Shtetit”, tha ai.

Ajo që e sheh si problem Rrustemi për të mbajtur një palë zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme është dyshimi në kapacitetet ekzistuese të KQZ-së për një proces të jashtëzakonshme dhe kredibil në standardet që kërkohet.

Më Shumë

Roberto Bakaj triumfon përsëri, ruan rekord perfekt 16-0 në boksin profesionist

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur Brayan Santander nga Kolumbia në përballjen...

Bashkimi–Rahoveci, duel me objektiva të ndryshme në Prizren

Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në...

Lajmet e Fundit