27.6 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

Ymeri: Kushtetuesja e shkeli Kushtetutën

visar ymeriDeputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se PDK ka fituar më shumë vota në zgjedhje, por s’e ka shumicën. Sipas tij, shumicën e ka Blloku + Vetëvendosja, e cila është krijuar brenda Kuvendit të Kosovës.

“Po thonë që PDK e ka fituar shumicën. PDK ka fituar më shumë vota, por jo shumicën. Po ta kishte shumicën, do ta kishim Kryeparlamentarin, e të gjitha. Shumicën e ka marrëveshja për bashkëpunim Blloku dhe VV. Kjo është tani shumica”, deklaroi Ymeri, në debatin “Si të dilet nga ngërçi politik”, të organizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike, raporton Politiko.net.

“Pra, shumica krijohet brenda Kuvendit dhe jo jashtë saj, e as para konstituimit të tij. Në këtë drejtim konsideroj që Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vënë një lëshim dhe një ndërhyrje në logjikën se si funksionojnë parimet kushtetuese për sa i përket organizimit të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese e ka bërë një shkelje të jashtëzakonshme, sepse në njëfarë mënyre e ka ndryshuar logjikën e deputetit me vullnet të lirë.
Kjo nuk është një gjë për të cilën mund të themi ka vendosur Gjykata Kushtetuese, mirë e keq të vazhdojmë më tutje. As Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë ta shkelë Kushtetutën”, tha Ymeri.

Ymeri tha se jemi në një moment i cili nuk ka dashur kurrë të ndodhë në Kosovë, “në një moment kur po duhet të diskutojmë se a po e shkelë Kushtetutën Gjykata Kushtetuese, sepse kjo është shkelja më e rëndë që i bëhet. E në këtë rast unë mendoj që e ka shkelur me 12 këmbë. Kjo e ka shkaktuar këtë huti për krijimin e institucioneve”.

Deputeti Ymeri thotë se PDK-së nuk po i pëlqen kjo situatë, sepse ka dalë si partia me më së shumti vota por s’ka arritur ta krijojë shumicën.

“Kjo është për PDK-në një debakël. PDK nuk i ka numrat andaj duhet të shkojë në opozitë”, tha Ymeri.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në Piranë të Prizrenit dhe dëmtoi kamerën e fqinjit

Është arrestuar i dyshuari D.B., rreth 37-vjeçar, i cili pasditen e djeshme në fshatin Piranë të Prizrenit kishte shtënë me armë zjarri drejt pronës...

Artan Abrashi me kritika për pushtetin e Prizrenit:Ka mungesë të parkingjeve

Kandidati i Vetvendosjes për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale 2025, Artan Abrashi ka kritikuar pushtetin aktual për mungesën e parkingjeve në këtë...

Lajmet e Fundit