Gjuriq: Beogradi, për shqyrtimin e marrëveshjes së paqes me Kosovën

Marko GjuriqBeogradi është i hapur që të bisedojë për të gjitha temat me Prishtinën, madje edhe ta shqyrtojë ofertën për një marrëveshje paqeje historike mes dy palëve, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për Kohën Ditore.

Sipas tij, politika e Qeverisë së Serbisë është e përqendruar në normalizimin e marrëdhënieve me institucionet e Prishtinës, fuqizimin e komunitetit serb në Kosovë dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, ndërkohë që nuk ekziston dëshira që të krijohen çfarëdo ndarjesh më, as brenda Serbisë e as brenda Kosovës.

“Ne politikën tonë e bazojmë në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, me qëllim që marrëdhëniet tona me Prishtinën të normalizohen dhe nuk dëshirojmë që të krijohen çfarëdo ndarjesh më, as brenda Serbisë e as brenda Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Zyrtari i lartë i Qeverisë së Serbisë beson se dialogu në Bruksel ka ndikuar në uljen e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe i ka shtyrë të dyja palët që të punojnë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështjet konkrete që në opinionin e tij janë të shumta. Po ashtu pranon se para marrëveshjes së Brukselit të dyja palët nuk kanë pasur komunikim institucional ndërmjet dy sistemeve e as komunikim të rregullt politik në nivelin më të lartë, gjë që tashmë ka ndryshuar.

Ai ka theksuar se është e qartë se nuk ka pajtim për çështjen e statusit, dhe se nuk do të ketë pajtim edhe për një kohë të gjatë, porse të dyja anët mund të punojmë bashkë, sepse gjeografikisht, politikisht dhe historikisht janë të drejtuar kah ajo që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për disa probleme.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit