-2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Analistët e shohin si zgjidhje edhe ndërhyrjen ndërkombëtare

Kosove-Qeveria-KuvendiAnalistët politikë konsiderojnë se në këtë situatë kur as blloku VLAN dhe as PDK-ja nuk po lëshojnë pe për tejkalimin e situatës, ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e domosdoshme.

Ndonëse kjo ndihmë shihet si e nevojshme, ajo do të jetë me qëllimet e BE-së, që në këtë rast mund të jenë vazhdimi i negociatave me Serbinë dhe krijimi i gjykatës speciale për krime lufte.

Paralajmërimet e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar se faktori ndërkombëtar mund të rekomandojë për situatën në vend, shihen nga analistë si pajtim mes presidentes dhe faktorit ndërkombëtar për të gjetur zgjidhjen, transmeton RTK.

Për Fisnik Korenicën nga Grupi për Studime Politike e Juridike, rekomandimet duhet të vijnë pas seancës së radhës.

“Personalisht mendoj që nuk do të duhej që kjo do të ishte forma se si të gjendet zgjidhja. Por kështu duket që është kërkesa e faktorit ndërkombëtar, por gjithsesi mendoj që as zoti Zhbogar dhe të tjerët nuk janë të interesuar që të ofrojnë ndonjë recent politik se si do të zgjidhet kriza por vetëm se si do të aktivizohen akterët institucional. Dhe, këtu ka dy akterë që mund të involvohen që janë Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese”, vlerëson Korenica.

Për Shpend Kursanin, ndërhyrja e ndërkombëtarëve në këtë çështje është e padëshirueshme, meqë ajo mund të jetë për qëllime të Bashkimit Evropian. Këtë Kursani e argumenton me faktin se ndërhyrja mund të ndodh për shkak krijimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe negociatave me Serbinë.

“Do të ndërhyjnë në bazë të dy qëllimeve të bashkësisë ndërkombëtare që janë krijimi i gjykatës speciale për krime lufte dhe negociatave me Serbinë, prandaj, mendoj se është i padrejtë, sepse këto nuk janë prioritete për Kosovën por një program i zhvillimit ekonomik që misioneve diplomatike nuk po i interesojnë”.

Kursani thotë se zgjedhje nuk duhet të ketë, meqë ato përveç që do të prodhojnë rezultat të njëjtë, nuk i konvenojnë asnjë partie politike madje as qytetarëve.

Më Shumë

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

Anderson lëndohet, pritet të mungojë 4–6 javë

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë gjatë stërvitjes së fundit. Klubi ka konfirmuar se lojtari do të...

Lajmet e Fundit