Komuna e Prizrenit intervenon jashtëligjshëm në Qendrën Historike

punimet ne pzPraktika e realizimit të projekteve infrastrukturore në Qendrën Historike të Prizrenit, pa pëlqimin e organeve kompetente për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, po vazhdon të zbatohet nga Komuna e Prizrenit.

Intervenimi i fundit duke shpërfillur dispozitat ligjore ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti”, prapa objektit të Xhamisë së Sinan Pashës. Punimet aty kanë nisur të mërkurën, pa pëlqimet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.

“QRTK-ja nuk është në dijeni se për çfarë projekti bëhet fjalë pasi nuk ka pranuar asnjë kërkesë me të cilën kërkohet pëlqimi për intervenim në infrastrukturë. Rruga në fjalë ku kanë nisur punimet është pjesë e Qendrës Historike dhe është afër monumentit të trashëgimisë fetare, respektivisht Xhamisë së Sinan Pashës”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.

Edhe Vesel Hoxhaj, kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit, ka konfirmuar se projekti i Komunës së Prizrenit as që është sjellë në KTK për kërkimin e pëlqimit.

“E kjo është shkelje të dispozitave ligjore, si të Qendrës Historike ashtu edhe të trashëgimisë kulturore. Pra, KTK-ja trajtohet sa për sy e faqe nga Komuna e Prizrenit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka konfirmuar se projekti po zbatohet nga qeveria lokale, por, sipas tij, nuk bëhet fjalë për shkelje ligjore në këtë rast./Koha Ditore/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit