Nënshkruhet Lista e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme

Trashegimia-kulturore-kosoveMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar dje vendimin për miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Lista përmban 1441 asete të trashëgimisë kulturore.

Në listën që është hartuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave – Projekteve Restauruese – Konservuese të Trashëgimisë Kulturore, Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore vartëse të MKRS-së, janë 49 asete të reja të trashëgimisë kulturore, 44 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturore, 3 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe 2 në kategorinë e trashëgimisë kulturore të luajtshme.

Krasniqi nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Miratimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme tregon përkujdesjen e shtetit ndaj trashëgimisë kulturore. Padyshim është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore, Kuvendi i Kosovës të marrë vendim shumë shpejt për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, institucion që edhe do të udhëheq punën në hartimin dhe miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme”, thotë ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit