Babai i Hakif Zejnullahut: Nait Hasani e Bislim Zogaj qëndrojnë prapa vrasjes së dy heronjve

Babai i Hakif ZejnullahutSabit Zejnullahu, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu, thotë se e di se kush qëndron prapa vrasjes së djalit të tij dhe Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës, raporton KTV.

Ai bën me gisht drejt Nait Hasanit dhe Bislim Zogajt, të dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtarë të UÇK-së.

Zejnullahu tash 76 vjeçar, thotë se për fjalët që thotë, mban përgjegjësi dhe rrëfen versionin e tij për ngjarjen. Pas disa aksioneve kundër forcave serbe, që kishin ndërmarrë Hakif Zejnullahu e Zahir Pajaziti me bashkëpunëtorë, aparati i atëhershëm serb, ishte vërsulur t’i gjej ata.

E babai i Hakifit, thotë se Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, pasi që u arrestuan, ua dhanë forcave serbe të dhënat, nga të cilat pas pak ditëve vriten Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti e Edmond Hoxha.

KTV-ja ka kontaktuar me Nait Hasanin, mirëpo, ai nuk ka pranuar të flasë publikisht, derisa përmes telefonit, ka treguar se është i njohur me këto akuza dhe se për këtë është sqaruar me babain e Hakifit. E ndërkohë, Bislim Zogaj, thotë se nuk beson që këto deklarata po i bënë babai i Hakif Zejnullahut.

 

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit