-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Naile Demiri bën libër për “Darkën …” e Kadaresë

naile demiriNivelet narrative (Romani ‘Darka e gabuar’ e Ismail Kadaresë) monografi, ky është titulli i veprës së studiueses së re, Naile Demiri.

Përmes shkallëzimit, duke e ngritur në infinit mënyrën e qasjes në syzhe, të një atmosfere e cila cilësohet si shumë dramatike, si një vjellje e së keqes, autorja Naile Demiri e ka zgjedhur temën për një libër (siç thotë ajo) që bashkon artin profesional me refleksione politike, dhe ajo temë na del si e përkryer me “Darkën e gabuar” të Kadaresë.

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, duke iu referuar kësaj vepre studimore, thotë se Naile Demirit, punën e ka bërë me kompetencë analisteje, me një përkushtim serioz studimor, duke e shoshitur këtë vepër në shumë aspekte, duke ia gjetur dimensionet reale si shtrirje romanore, të konceptuar mrekullisht si nga stili, kompozicioni, s’zheu e gjuha e pasur.

Në këtë studim të veçantë autorja hulumton dhe zbulon thjeshtësinë e shprehjes artistike të Kadaresë dhe, me një vlerë të tillë, e referon si vepër të realizuar e cila është e lexueshme dhe zgjon interesimin e lexuesve, pikërisht pse në këtë vepër janë të pranishme shumë tema dhe nëntema që, siç vlerëson autorja, kanë një shtrirje kohore, një përcaktim kohor dhe një të ndodhur të kushtëzuar.

Autorja i vëren këto finesa nga të cilat “Darkën…” e nxjerr të përkryer, në nivel që u qëndron baras veprave më të realizuara të këtij autori.
Për të vënë në binar të duhur këtë vepër, si vazhdim i veprave të tjera të suksesshme të cilat i ndihmuan famës së shkrimtarit, Naile Demiri shëtit edhe në faqet e librave të studiuesve të njohur, duke u ndalur në mendimet e tyre mbi fenomenet e ngjashme letrare që mund të jenë në korrelacion me mënyrën e perceptimit të tërësisë romanore të Kadaresë. Kjo domethënë se autorja e këtij studimi, në horizontin e saj studiues ka edhe gjerësi, por edhe thellësi mendimesh.

Nga këto pikëvështrime na ofrohet e vlerësuar “Darka e gabuar”, si vepër e rrallë. Gjithnjë me idenë që vepra të jetë e shqyrtuar nga gjitha këndet, ajo, në mënyrë pak a shumë të rrallë për natyrën e këtyre studimeve, jep të dhëna statistikore, si për shembull: “Darka…” ka dyzet e gjashtëmijë fjalë, se ka mbi dyqind mijë karaktere, e tj.

Ky studim i referohet edhe faktografisë historike jo vetëm të asaj kohe të ngjarjes së ndodhur në vendlindjen e shkrimtarit, në Gjirokastër, por edhe rrethanave të tjera që kanë kushtëzuar rrëfimin, me reflekse politike të mëvonshme të cilat ia zënë frymën shqiptarizmës. Gjithë këtë e pasqyron edhe me deklarata konkrete të shkrimtarit i cili shpjegon për vërtetësinë e ngjarjes e cila (siç thotë shkrimtari në një intervistë) paska ndodhur më 16 shtator të vitit 1943.

Naile Demiri përmes “Darkës…” duke i bërë analizë të thuktë, është shoqëruar edhe me shumë studiues, me veprat e tyre, duke zbuluar esencën e përkushtimit të Kadaresë, edhe me realitetin, pavarësisht se romani, rrëfimi romanor, është produkt fiksioni.

Duke u marrë me këtë studim, lexuesi do ta ketë të mundur të përjetojë madhështinë e ngjarjes në një ambient ku “farkohet” e kaluara me të tashmen…
Librin monografik “Nivelet narrative” e përcjell duke u thelluar në temën e saj, në ambientimin, në karakteristikat e veçanta të narratorit me theks të veçantë të karakterit, te portretizimi i personazheve, te konteksti, stili, e kështu me radhë, deri te aspektet e tjera relevante për ta bërë veprën e suksesshme, si vepër serioze shkencore.

Më Shumë

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Plagosja në Prizren, identifikohen tre të dyshuar – u arratisën me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar tre të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Prizren, ku të lënduar mbetën dy persona.   Bazuar në...

Lajmet e Fundit