4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Vdes Juri Ljubimov, gjiganti i teatrit rus

Juri LjubimovJuri Ljubimov, regjisori dhe aktori i famshëm, i cili dominoi teatrin rus për gjysmë shekulli dhe që me veprën e tij novatore ndikoi në një brez të tërë, vdiq sot në moshën 97-vjeçare nga një atak në zemër, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Ljubimov ishte themelues i teatrit ”Taganka”, me famë botërore, që ai e drejtoi për 50 vjet duke u shndërruar në simbol të rezistencës ndaj censurës dhe diktaturës sovjetike.

”Ai u shtrua në spital javën e kaluar pas një ataku kardiak dhe vdiq sot”, njoftuan autoritetet e spitalit, të cituar nga TASS-i.

“Do të jetë e vështirë të vlerësohet roli i Juri Ljubimovit në zhvillimin e teatrit bashkëkohor rus”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti.

Gjatë karrierës së tij, Ljubimov punoi me përfaqësuesit më të njohur të kulturës ruse, përfshirë regjisorin Vsjevalod Meyerhold, kompozitorin Dmitri Shostakoviç, shkrimtarin Boris Pasternak dhe aktorin Vladimir Visocki.

Në vitin 2011, ai u largua nga drejtimi i teatrit ”Taganka” pas mosmarrëveshjeve me këtë kompani teatrore.

Ndërkohë, në vitin 2013, ai vuri në skenë për teatrin ”Balshoi” versionin e ri të operës së Borodinit “Princi Igor

Më Shumë

Liria ndahet me Bislimin dhe Elshanin

Liria e Prizrenit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me futbollistët Gentrit Bislimi dhe Egzon Elshani, duke i falënderuar për kontributin e dhënë gjatë...

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Lajmet e Fundit