13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Adem Grabovci ngul këmbë: I kemi numrat!!!

Adem Grabovci-pdk14Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një intervistë të shkurtër dhënë për Gazetën Blic është përgjigjur në atë se a e ka pritur PDK që katër muaj pas zgjedhjeve të mos e ketë asnjë partner për bashkëqeverisje, si të dilet nga situata aktuale politike dhe si do t’i bëjë PDK numrat.

Grabovci ka thënë se PDK nuk e kishte pritur, madje as nuk e kishte menduar që edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve edhe pse do të dalë partia e parë të mos ketë asnjë partner për bashkëqeverisje.

“Askush nuk e ka pritur sjelljen e tillë të atyre partive politike, të cilët jo vetëm që e kanë bllokuar veten, por e kanë bllokuar edhe vendin. Ata (VLAN) që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk e duan as shtetin”, ka thënë Grabovci.

Grabovci, megjithatë e ka edhe formulën se si të dilet nga kjo krizë politike në të cilën ndodhet vendi.
Sipas tij, e vetmja mundësi që vendi të dalë nga kriza politike është respektimi i Kushtetutës, i ligjeve dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk i respektojmë këto, atëherë nuk po duam shtet”, thotë Grabovci, duke e akuzuar Bllokun VLAN, që nuk po e bën një gjë të tillë.

Ish-shefi i deputetëve të PDK-së në legjislaturën e kaluar, i cili u bë i “famshëm” me deklaratën e tij se PDK i ka numrat, gjë që u demantua në seancën e fundit konstituive ku kandidati për kryetar Arsim Bajrami, nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota, ende thotë se kjo parti i ka numrat. Por, ai nuk tregon se si.

“Ne i kemi numrat. PDK është për një qeverisje stabile dhe të qëndrueshme, të cilën e presin vendime shumë të mëdha”, ka thënë Adem Grabovci. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Sonte ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës

Sonte, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit – një përballje që pritet të jetë...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit