18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Djaloshi nga Kosova i cili u rrit për t’u bërë një sulmues vetëvrasës

Blerim HetaNë Kosovë ka familje që janë besimtarë myslimanë nga ana kulturore, por rrallë ka besimtarë të devotshëm. Por kjo, kohët e fundit ka ndryshuar.

Disa të rinj janë radikalizuar. Deri në 200 prej tyre mendohet se tashmë janë duke luftuar në Siri i dhe Irak duke i shkaktuar dhimbje shpirtërore, sidomos atyre që i lanë në Kosovë, shpjegon në një rrëfim BBC, transmeton Telegrafi.

“Në këto fotografi është një djalosh i vogël, sytë e tij shfaqin ‘pafajësi’”.Blerim Heta-i vogel

Arieta shikon fotografitë e vëllait të saj të vogël, Blerim Heta. Një gjë të tillë thuajse e bënë çdo ditë – dhe gjithsesi se qanë.

“Vëllai im kishte një jetë të mrekullueshme – kishte para. Nuk kishte Mercedes por kishte një Opel ama ishim një familje e lumtur. Dhe unë nuk mund të kuptoj pse ai e bëri atë”, thotë ajo.

Blerimi ishte vetëm 24 vjeç kur u largua nga Kosova, më 7 gusht të vitit 2013, pa treguar asgjë.

Dy ditë më vonë, Arieta morri një mesazh në telefonin e saj – ai thoshte se tanimë ishte në Turqi. Ajo nuk u shqetësua, sepse mendonte që sikur herë të tjera, si mysliman i devotshëm që ishte i vëllai, edhe kësaj radhe kishte shkuar të dëgjojnë ligjëratat e ndonjë hoxhe të mirë.

Por pas dy ditësh, ajo provoi sërish në numrin e tij derisa iu shfaq një mesazh krejt tjetër nga ai i Turqisë.

Në ekranin e telefonit u shfaq një mesazh “Mirë se erdhët në Siri”.

Kur Arieta po bisedonte në Skype me Blerimin, ai mohonte se ishte në Siri – insistonte se ishte në Turqi, duke mësuar gjuhën arabe dhe duke kërkuar një femër që mbante hijabin-mbulesën.

Arieta dëshironte tu besonte fjalëve të tij, por këtë “dyshim” e plotësoi fakti kur nëna e saj gjeti një kartolinë në dhomën e djalit të saj.

“Ishte një kartolinë lamtumire. Kishte shkuar në një udhëtim dhe se nuk do të kthehet”, thotë Arieta.

Ashtu si shumë kosovarë, familja e saj identifikohet kulturalisht si myslimane, por nuk ishte fetare.

Pastaj Blerimi kishte filluar të shkoj rregullisht në xhami. Ai filloi të udhëtonte për në Maqedoni përtej kufirit, dhe në xhamitë në qytete të tjera të Kosovës.

Në tre muajt e tij të fundit në Kosovë, Blerim Heta kishte ndryshuar. Ai e kishte rritur mjekrën. Ai kishte veshur pantallonat e tij të shkurta…. Pastaj ishte zhdukur.Blerim Heta

Përfundimisht, ditë më vonë në Skype, Blerim Heta ia pranoi motrës së tij se ai kishte shkuar në Siri.

“Ai më tha se është duke luftuar për fenë e tij dhe se donte të vdiste për Allahun, dhe se do të ishte një kënaqësi e madhe për të. Fillova të qajë dhe të bërtas duke i thënë: çfarë lloj të fesë keni ju që vrisni njerëz, vrisni vetveten. Ai më tha se nëse vazhdojë t’i flasë njëjtë, kurrë nuk do të më thërrasë më”, tregon Arieta.

Arieta nuk u tregoi familjarëve se Blerimi ishte në Siri – nuk deshi t’i alarmojë ata dhe besonte se ai do të kthehej në shtëpi.

Më 24 mars të këtij viti, Blerimi kishte telefonuar familjen e tij në Kosovë.

“E pyeta – a po vjen në shtëpi, nëna dëshiron të shoh ty dhe ajo është shumë e trishtuar”, kujton Arieta.

“Ai më tha: Ju nuk e dini se çfarë jeni duke bërë, o njerëz. Vetëm Islami është gjëja e drejtë. ‘Ai u përgjigj: “Ndoshta sot ose nesër unë do të takoj All-llahun”. Pastaj ai foli me nënën time dhe i tha: “Nënë, më fal… më fal për gjithë çfarë kam bërë?”.

Më 25 mars, vëllai i Arietës vrau veten dhe 52 irakianë në një sulm vetëvrasës.

Arieta “lufton” për të kuptuar se si dhe pse vëllai i saj ndryshoi.

“Kur ai ishte në Kosovë, tha se vetëvrasësit me bomba, ata nuk janë myslimanë. Por kur kam biseduar me atë pasi shkoi në Siri, dhe e pyeta: “A është mirë të vrarësh njerëz?”Ai tha, “Në qoftë se ata nuk janë myslimanë, po”.

Më Shumë

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Tentativa e 11-të për konstituim dështon – Kuvendi mbetet i bllokuar

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista...

Lajmet e Fundit