Ymeri: Kapja nga oligarkët e PDK-së, po i kushton shumë Kosovës

visar ymeriVisar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se ka folur për situatën politike dhe ekonomike, ka theksuar se situata për të cilën ndodhemi shumë është spekuluar.
“Situata në të cilën ndodhet Kuvendi është paraqitur si situatë në të cilën nuk ka zgjidhje. Kjo është bërë qëllimshëm. Në një anë kemi shumicë parlamentare dhe në tjetrën kemi pakicën bllokuese të cilët po e sakrifikojnë republikën dhe demokracinë për interesat e veta”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se “kapja e shtetit nga oligarkët e PDK po i kushton shumë shtetit dhe është detyrë e deputetëve që ta clirojnë shtetin”.

“Pakica parlamentare e PDK-së e ka vendin në Kuvend por nëse nuk duan të jenë pjesë e Kuvendit, ne duhet të vazhdojmë me formimin e institucioneve”, ka theksuar Ymeri. /Telegrafi/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit