23.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mbahet provimi pranues në UP i afatit të dytë

Provimi-pranus-per studentNë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, po organizohet provimi pranues i afatit të dytë në programet ku kanë mbetur vende të lira.

Kandidatët për studentë të cilët kanë aplikuar në afatin e dytë të konkursit plotësues në Universitetin e Prishtinës, po i nënshtrohen provimit pranues. Të rinjtë që po prisnin në oborret e Fakulteteve për të hyrë në provim, shprehin emocionet e tyre, duke shpresuar se do të pranohen në këtë afat.

Konkurrenca është shumë e madhe edhe në afatin e dytë, e sidomos në Fakultetin e Edukimit, ku për 51 vende kanë aplikuar rreth 1 mijë e 400 kandidatë. Dekani i këtij Fakulteti, Et’hem Çeku, tha për Radio Kosovën, se kanë kërkuar nga rektori, që të rritet numri i listës së të pranuarve me korrespodencë. “Por, kjo do të varet nga Senati”, tha Çeku, transmeton RTK.

“Kjo do të varet kryesisht nga Senati i UP-së dhe nga institucionet e tjera, se a do të lejohet që për studentët me korrespodencë të rritet numri. Varet kryesisht nga Senati, por ne do të kërkojmë, sepse kemi vetëm 16 vende dhe së paku të kemi deri në 50 me korrespodencë”.

Megjithatë, Adem Beha, këshilltari për media i rektorit, tha se nuk do të ketë rritje të numrit të studentëve. Ai tha se procesi i provimit pranues po shkon mirë.

“Nuk do të rritet numri. Numrat që janë vendosur në fillim do të respektohen, nuk do të pranohet asnjë student përtej listës që është paraparë në fillim. Nëse Senati dhe Ministria e Arsimit vendosë ndryshe, ne si rektorat do ta adresojmë, por deri tani nuk kemi një vendim të tillë”.

Ndërkohë, në shumë njësi akademike është plotësuar numri i studentëve që në afatin e parë, por në këtë afat ka vende të lira me korrespodencë. Fakultetet më të kërkuara vazhdojnë të jenë Fakulteti Ekonomik, i Edukimit, i Mjekësisë dhe Juridiku.

Rezultatet e provimit pranues do të shpallen më 13 tetor.

Më Shumë

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Valencia Basket fiton Prizren Lite Quest në 3×3

Gjatë fundjavës, qyteti i Prizrenit ishte nikoqir i një spektakli të vërtetë basketbolli, ku u zhvillua turneu "Prizren Lite Quest" në formatin 3x3. Pas dy...

Lajmet e Fundit