12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

LDK: Ramadan Muja po e shkatërron Prizrenin

LDK-zyraLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka reaguar rreth një varg dëmesh që po i shkakton qeverisja e kryetarit Ramadan Mujës.

“Qeverisja e të dënuarit Ramadan Muja tani më ka humbur të gjithë kuptimin e një qeverie funksionale. Prizreni dhe vet institucioni i komunës tani më ndodhët në një anarki totale ku askush nuk jep përgjegjësi për as gjë. Përkundrazi, secili në mënyrën dhe dëshirën e vetë ndërton dhe shkatërron gjithëcka ku do ku i konvenon. Shkatërrimi i qendrës historike të qytetit të Prizrenit tani më nuk është lajm, ajo tani më veç është shkatërruar dhe degraduar. Falë bakshishit të të dënuarit Ramadan Muja dhe vartësve të tij nostalgjinë për të shkuarën e bukur të Prizrenit mundemi ta shuajmë në fotografi “, thuhet në komunikatë të LDK-së në Prizren.

“Kur anarkia e Ramadan Mujës lejon shkatërrimin e qendrës historike të qytetit, ku shtëpitë shekullore janë zëvendësuar me objekte shumë katërshe betoni e ku kalldrëmi është zëvendësua me rrasa guri, logjikisht shtrohet pyetja a thua cila është gjendja në pjesët periferike të Prizrenit ?!.
Natyrshëm se kjo gjendje është shumë e dhimbshme . Përkundër ndërtimeve pa leje në prona private dhe në ato me pronësi të dyshimtë, kjo anarki që e ka kaplua Prizrenin në qeverisjen e të dënuarit Ramadan Muja, tash e sa vjet për interesa të përfitimit të tyre, po lejon edhe uzurpimin e pronës publike që i takon interesit kombëtar . ! “.

“Që nga Krusha e Vogël e deri në stacionin e trenit hekurudha e Kosovës si pjesë e pasurisë publike është e uzurpuar. Ky uzurpim është i theksuar që nga rruga e fshatit Atmaxhë e deri në stacionin e fundit . Vetëm në pjesën e Arbanës shumë ndërtime janë lejuar dhe sot veprojnë me lejen e anarkisë, ku përveç mbulimit me zhavorr kemi edhe mbulimin e hekurudhës me asfalt, aty kemi një pompë karburanti që ka varros hekurudhën”.

“Në mungesë të veprimit institucional, nga të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit kërkojmë bashkëpunim në demaskimin dhe luftimin e të keqes së përbashkët. Ky njeri i dënuar, ky pushtet i korruptuar po i numëron ditët e fundit në pushtet. Prizrenin e presin ditë të mira, por pasojat nga kjo anarki shumë gjatë do ti vuajmë së bashku “./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthimi në veturën e Hajdarit, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.K. i cili dyshohet të jetë ai që kreu veprën penale duke...

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

Lajmet e Fundit