Ramadani: Xhamia dhe imami i Suharekës të vihen nën kujdesin e Policisë

Burim Ramadani AAKSekretari i Përgjithshëm e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka këshilluar Policinë e Kosovës që të ketë nën kujdes xhaminë dhe imamin e Suharekës.

Ramadani në një postim në facebook ka shkruar ndër të tjera se, incidenti i raportuar që ka ndodhur në xhaminë e Bardhë në Suharkë është një zhvillim tejet negative.

Ja postimi original:

Xhamia dhe imami në Suharekë të vihen nën kujdesin e Policisë

Të dashur miq,
Incidenti i raportuar që ka ndodhur në Xhaminë e Bardhë në Suharekë është një zhvillim tejet negativ, i papranueshëm dhe i patolerueshëm.
Imami Muhamet Paçarizi dhe Xhamia e Bardhë duhet të vihen nën kujdesin e Policisë së Kosovës.
Nuk duhet lejuar që incidentet të përsëriten, sepse këtë nuk e meritojnë as besimarët e devotshëm, as xhemati, as punëtorët e Bashkësisë Islame në Suharekë dhe as imami Muhamet Paçarizi.
Suhareka, sikurse e tërë Kosova, ka nevojë për zhvillim të përgjithshëm, arsimim kualitativ, vende të reja pune, zhvillim shpirtëror dhe perspektivë.
Nuk ka nevojë për incidente të asnjëlloj natyre, e aq më pak incidente në vendet ku besimtarët i falen dhe i luten Zotit për të mirën e përbashkët.
Burim R.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit