Shoqëria civile: Jahjaga të marr vendime të guximshme

Jahjaga14-23Njohës të Kushtetutës konsiderojnë se presidentja, Atifete Jahjaga nuk ka fuqi ligjore për të vepruar për daljen nga ngërçi politik.

Shoqëria civile në anën tjetër thotë se është koha që presidentja të marr veprime të guximshme politike, raporton televizioni publik.

Ftesat apo takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike me qëllim tejkalimin e situatës, nuk janë të mjaftueshme për shoqërinë civile. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili monitoron njëherit edhe punën e Kuvendit, konsideron se është koha për veprime të guximshme politike nga ana e presidentes, qofshin ato edhe sfiduese për kushtetutshmërinë.

“Si mund të jesh garante e funksionimit demokratik të institucioneve, duke dëgjuar palët !? Mendoj që ajo duhet të ketë një pro-aktivitet madje edhe në ofrimin e modaliteteve për zgjidhje. Dhe jo vetëm për të prit nga ana e subjekteve politike sepse tanimë, shihet. Nuk ka asnjë lëvizje për 4 muaj të sujekteve politike në kontekstin e zgjidhjes së ngërçit politik, prandaj presidentja sot është i vetmi autoritet legal. Tek e fundit duhet të marr veprime të guximshme politike të cilat do t’i japin zgjidhje situatës”.

Por njohës të kushtetutës, thonë se në këtë situatë, presidentja nuk mund të ofoj zgjidhje, për shkak të hapësirës juridike. Xhavit Shala thotë se presidentja në këtë moment, ka vetëm rol ndihmues, dhe ajo po e bënë këtë.

“Ajo nuk e ka fuqinë, as kushtetuese, por as ligjore, që mundet me e përcaktu zgjidhjen. Në momentin që fillon procedura apo përfundimi i zgjidhjes, apo konsituimit të kuvendit, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve Presdientja mund ta nxjerrë dekretin për formimin e qeverisë, e cila më pastaj i hap rrugë dhe që e faktorizn edhe atë, qoftë në konsolidimin e institucioneve, qoftë në shkuarjen në zgjedhje të reja”.

Shala po ashtu konsideron se kryesuesja e seancës, Flora Brovina më së paku duhet të sillet si anëtare e partisë, pasiqë roli i saj në këtë rast duhet të jetë rol unifikues.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit