14.8 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Dënohet Xhemajl Ndreca

Gjykata-qekiqiXhemajl Ndreca është dënuar sot me një vit e gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallë fajtor për lëndim trupor.

“Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti i Përgjithshëm, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit XhemailNdrecaj , nga fshati Lutogllavë, Komuna e Prizrenit, prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj burgim efektiv”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuari XhemailNdrecaj pasi u shpall fajtor, për veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.5-1 të KP-së”.

“I akuzuari me datën 18.08.2014, rreth orës 19:50, në fshatin Lutogllavë, Komuna e Prizrenit, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit B.N. djalit të vëllait të tij, e ndal të dëmtuarin në rrugë duke i kërkuar sqarim se pse po e provokon duke lëshuar muzikë në oborrin e të dëmtuarit, i dëmtuari fillon të sqarohet se këtë nuk e kishte bërë me inat, në atë moment i pandehuri me mjet të rrezikshëm dhe të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor-thikë, e godet në bark duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar tw premten një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë, i cili kishte ndodhur...

Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës

Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit