Rrëfimi i Haziz Hodajt, për padinë e Ridvan Hoxhajt

Haziz HodajIsh-shefi i GP të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, ka komentuar padinë që bashkëpartiaku i tij, Ridavn Hoxha, ka bërë ndaj tij dhe ish-kryesuesit të KK të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, dhe dy zyrtarëve ligjorë të KK të Prizrenit, Ibrahim Krasniqi dhe Visar Islamaj. Gjykimin që do të mbahet nesër, Hodaj e vlerëson “gjykim shumë interesant”.

“Shume gjykim interesant do te jete ky”! Unë si shef i Grupit të kuvendarëve të LDK-së pata propozuar riformatizimin e komisioneve të LDK-së në Kuvend, për shkak të funksionalizimit më të mirë të tyre. Kishte një kohë të gjatë që z.R.Hoxha nuk ju përgjigjej ftesave të grupit të kuvendarëve për KPP-ne dhe natyrisht nga një anëtar i kuvendit doli propozimi që ai të zëvendësohej me z.Xhavit Ukaj, sic u zëvendësuan edhe disa të tjerë”, tregon Hodaj në Facebook.

“Pasi u kryen të gjitha propozimet, unë kërkova që kjo listë e propozuar të aprovohet nga Kryesia e Degës. Kryesia nuk u mblodh një kohë të gjatë dhe këtë listë me propozime nga grupi i kuvendarëve z. Xhavit Ukaj (anëtar i KK -se dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së) e ka dërguar në administratë të Kuvendit. Kjo në pika të shkurtra është “vepra penale e imja” dmth. propozimi per riformatizim të komisioneve!”.

“Ja me çka merren gjykatat tona! Problemet tjera i kanë zgjidhur! Për akuzuesin nuk dua të flas asgjë, përveç një pohimi të tij se e ka shtëpinë afër institucioneve të drejtësisë dhe sa herë të lëvizë aty pari e lenë nga një letër, ashtu pati pohuar njëherë. Do të bëhej e mirë një shfaqje komike kjo…”, shkruan Hodaj/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit