22.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Homazhe në Fushë-Arrëz për maturantët e Malishevës

homSot në Fushë-Arrëz, janë përkujtuar viktimat e aksidentit të Fushë-Arrëzit, aksident i ndodhur 10 vite më parë, më 14 tetor 2004, ku humbën jetën 16 persona, prej tyre 15 ishin maturantë të gjimnazit të Malishevës. Në homazhin e mbajtur në vendin e aksidentit, morën pjesë familjarë të 15 maturantëve, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, zyrtar tjerë komunal, zëvendës kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Gjokë Nikolli, maturantë të aksidentuar dhe rreth 300 maturant të gjimnazit të përgjithshëm të Fushë-Arrëzit.

Në homazhe morën pjesë edhe drejtor të drejtorive komunale, ish drejtori i gjimnazit, Januz Kastrati dhe profesor të gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Ky aksident u cilësua si ngjarja më e rëndë që ka ndodhur, jo vetëm për arsimin në Kosovë, por edhe në Shqipëri në përgjithësi dhe aksidenti më i rëndë i trafikut, ku humbën jetën 16 persona.

“Në ato ditë e gjithë shqiptaria ishte me ne, ishte me familjet që kishin humbur më të dashurit e tyre, por sot, kjo ngjarje, të cilën ne e kujtojmë, le të shërbejë për zhvillimin e dy vendeve tona, kjo lidhje krijuar nga kjo fatkeqësi, le të shërbejë për zhvillimin e Malishevës dhe Fushë-Arrëzit”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa zv/kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Gjokë Nikolli, shprehi “ngushëllimet e Bashkisë së Fushë-Arrëzit dhe kujtoi ngjarjen e rëndë, e cila nuk kishte tronditur vetëm Komunën e Malishevës, por të gjithë”. Nikolli, foli edhe në emër të kryetarit të Bashkisë, Alfred Qafa, i cili për shkak të obligimeve si kryetar i Bashkisë, nuk ishte sot prezent, por me zemër e me mendje, ishte me familjet që kishin pësuar në këtë aksident.

Pas fjalimeve të rastit, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, zv/kryetari i Bashkisë s Fëushë-Arrëzit, Gjokë Nikolli, përfaqësues të familjeve të maturantëve, përfaqësues të maturantëve tjerë të mbijetuar të aksidentit dhe maturantë të gjimnazit të Fushë-Arrëzit, vendosën lule në lapidarin e ngritur në vendin e aksidentit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zgjedhjet 2025: 191,752 qytetarë të Prizrenit me të drejtë vote më 12 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje...

Bashkimi shënon fitore bindëse në ndeshjen kontrolluese ndaj Vëllaznimit

Bashkimi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra prizrenase triumfoi bindshëm ndaj Vëllaznimit me rezultat 92:55,...

Lajmet e Fundit