KQZ s’ka mandat për të organizuar zgjedhje të reja

KQZ-salla-ksEdhe sikur presidentja t’i shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme, ato do ta ketë të pamundur t’i organizojë KQZ-ja.

Ky institucion do të kishte probleme në marrjen e vendimeve, pasi anëtarëve tashmë iu ka humbur mandati.

Në rast të zgjedhjeve, presidentja do të duhej t’i rimandatonte anëtarët, përpos atij të AKR-së dhe të komuniteteve.

Një anëtar i KQZ-së në kushte anonimiteti i ka thënë KTV-së se KQZ-ja ka më shumë se një muaj që s’ka mbajtur mbledhje nga frika e marrjes së vendimeve, të cilat, sipas tij, do të mund të kontestoheshin.

Deklarimi i presidentes për shpallje të zgjedhjeve shihet vetëm si presion. Vetë presidentes i propozohet që të dalë me ide konkrete për tejkalimin e ngërçit politik.

Jahjaga mund të propozojë zgjedhje, por, gjithsesi për shpërbërje do të duhej të votonin me shumicë votash deputetët.

Presidentja Atifete Jahjaga mund t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme vetëm në dy skenarë të mundshëm.

Skenari i parë është shpërbërja e Kuvendit me 2/3 e votave të deputetëve dhe e dyta në rast se propozimi për kryeministër dështon dy herë radhazi.

KTV-ja ka provuar të flasë me zyrtarë të KQZ-së dhe presidencës për çështjen e mandatit të anëtarëve të KQZ-së, por ka qenë e pamundur.

Presidentja Jahjaga ua ka bërë me dije të gjithë liderëve gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Jahjaga ka alarmuar rrezikun institucional dhe buxhetor, në rast se së shpejti nuk do të kemi institucione.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit