“Zhduket” Ramadan Muja

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është zhdukur për publik, pas dënimit që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Sipas KTV-së, PDK-ja në Prizren, pas dënimit, ka kërkuar nga Muja që të mos dalë në publik.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë, më 13 mars, u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja, për katër pikat e aktakuzës, u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Gjykata e Apelit ka caktuar kolegjin e gjyqtarëve që do të merren me shqyrtimin e ankesave të mbrojtjes së kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës dhe ish drejtorëve të tij.

“Seanca nuk është caktuar ende”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
Asamblisti i VV-së, Artan Abrashi thotë ndërkaq që Gjykata e Apelit nuk duhet të neglizhojë rastin e Ramadan Mujës. “Gjykata e Apelit këtë rast nuk duhet të neglizhojë,sepse kemi të bëjmë me intersin publik të qytetarëve”, tha Abrashi, transmeton PrizrenPress.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha, ndërkaq ka mohuar se ky subjekt politik ka kërkuar nga Muja që të mos shfaqet në publik./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit