23.7 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Projekti “Brezovica” rrezikon shkatërrimin e vlerave natyrore

Brezovica-teleferiketOrganizata joqeveritare “Ec ma ndryshe”, ka reaguar ndaj projektit “Brezovica”, duke thënë se është e papranueshme që në mënyrë institucionale shkatërrohen pyjet që janë nën mbrojtje ligjore. Ky projekt, sipas saj edhe pse si projekt zhvillimor, lehtësisht mund të degjeneroj në shkatërrimin e shekullit të vlerave natyrore.

Drejtues të kësaj organizate thotë se kanë pranuar njoftimin e një grupi të qytetarëve në lidhje me Projektin respektivisht Master Planin për Brezovicën, ku shqetësimi i tyre ka të bëj me rrezikun që ky Projekt të dëmtoj vlerat natyrore në Parkun Kombëtar “Sharri”.

“Interesi publik në këtë rast është i lartë, meqë në hartimin e Master Planit janë të kyçur direkt Qeveria e Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë, të cilët nëse vihen në zbatim të këtij plani rrezikojnë shkatërrimin e vlerave të rralla natyrore të maleve të Sharrit. Ne bazë të analizave të deritanishme, projekti “Brezovica” edhe pse në opinion paraqitet si projekt zhvillimor me interes nacional lehtësisht mund të degjeneroj në shkatërrimin e shekullit të vlerave natyrore”, deklaron Elmedina Baxhaku, monitoruese nga organizata joqeveritare ”Ec ma ndryshe”.

Projekti “Brezovica” parasheh realizimin e investimeve në rreth tre mijë e pesëqind hektarët e territorit me vlera të rëndësishme natyrore të PK “Sharri”, që me vendim të Kuvendit të Kosovës është shpall interes nacional.

Vlerësimi i ekspertëve të kësaj fushe është se projekti “Brezovica” duhet të ndalet në zonën A me qëllim të parandalimit të shkatërrimit të natyrës. Turizmi mund të zhvillohet në zonat B, C, D dhe E, që nënkupton modernizimin e Qendrës ekzistuese turistike (zona B) dhe zgjerimin e ndërtimin e kapaciteteve të reja turistike në zonat C, D dhe E.

EC Ma Ndryshe konsideron se është e papranueshme që me një anë të investohen miliona euro nga buxheti i Kosovës për ruajtjen dhe mbëltimin e pyjeve të reja, derisa në anën tjetër në mënyrë institucionale shkatërrohen pyjet e gatshme, më të vlefshme dhe më të ruajtura në Kosovë, madje që janë nën mbrojtje ligjore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Çeku: Rrënimi i “Sarajit të Vjetër” nuk ishte gabim, por shkelje e rëndë me pasoja të pariparueshme për trashëgiminë e Prizrenit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rrënimin e paligjshëm të “Sarajit të...

Tre të arrestuar në Prizren pas sulmit ndaj gjashtë personave, sekuestrohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar...

Lajmet e Fundit